Filmi i fundit i Sienna Miller ka marrë kritika negative nga kritikët amerikanë të filmit.
Aktorja britanike luan krahas Peter Sarsgaard në filmin “The Mysteries of Pittsburgh”, i cili është shfaqur këtë javë në kinematë amerikane. Mirëpo performanca e saj nuk u ka lënë përshtypje kritikëve amerikanë.
“New York Post” dhe “Boston Globe” kanë shkruar se në film nuk ka diçka, e cila lë një përshtypje të mirë, duke pohuar se thuajse asgjë nuk është në rregull në këtë film.