Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Join the forum, it's quick and easy

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever

Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s. 14t6gw1
Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin

Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s. Acer_Aspire_5610_Notebook_1
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin

Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s. Ss_encarta_premium_home
Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s.

    milan4ever
    milan4ever
    Administrator
    Administrator


    Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s. Empty Njeriu që e deshi Pejgamberin a.s.

    Post by milan4ever Fri Mar 27, 2009 2:25 am

    "Mos e mallko, sepse për Allahun, ti nuk e di sa ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij".

    A keni dëgjuar për njeriun me emrin Abdullah?

    Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. jetonte një njeri me emrin Abdullah i cili aq shumë e donte Allahun dhe të Dërguarin e Tij s.a.v.s. sa që Pejgamberi a.s. për te ka thënë: "Vërtetë ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij." (sahih el-Buhari, 6282)

    Ky njeri aq shumë e donte Pejgamberin s.a.v.s. saqë kënaqej kur i dhuronte diç Pejgamberit a.s. Kur vinte karavani tregtar me gjëra siç ishte buteri apo mjalti, ai i merrte dhe ia dërgonte Pejgamberit s.a.v.s.. Kur shitësi ia kërkonte të paguajë më vonë, Abdullahu e sillte te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thoshte: "Paguaj këtij njeriu". Pejgamberi s.a.v.s. e pyeste: "A nuk ma ke dhuruar këtë?" Ndërsa Abdullahu përgjigjej: "Po, i Dërguar i Allahut, por tani nuk kam të holla për të paguar". Të dy qeshnin dhe atëherë Pejgamberi s.a.v.s. urdhëronte t'i paguanin tregtarët.

    Por duhet thënë se ky Abdullahu ishte alkoolik. Shpesh aq shumë pinte saqë e sillnin para Pejgamberit s.a.v.s. që ia shqipëronte gjykimin për dehje publike. Pejgamberi s.a.v.s. çdo herë urdhëronte që të kryhej dënimi i obliguar ndaj tij (sipas ligjit fetar). Kjo ishte shprehi e zakonshme.

    Një herë, pasi që Abdullahu shkoi pas gjykimit të kryer ndaj tij, një prej sahabëve tha: "E mallkoftë Allahu! Sa shpesh gjykohet për të njëjtën gjë!" Pejgamberi e kritikojë këtë sahab duke i thënë: "Mos e mallko, sepse për Allahun, ti nuk e di sa ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij". (Sahih el-Buhari, 6282) Dhe pastaj shtoi: "Mos i ndihmoni shejtanit kundër vëllaut tuaj". Vërtetë mund të mësojmë shumë nga ky qëndrim i Pejgamberit s.a.v.s.

    Së pari duhet të mendojmë për marrëdhënien e afërt dhe të përzemërt të Pejgamberit s.a.v.s. dhe këtij sahabiu edhe pse e kishte një ves të turpshëm.
    Edhepse Pejgamberi s.a.v.s. ishte pejgamber, kjo nuk e pengonte që të sillej përzemërisht ndaj Abdullahut, që ta ketë mik dhe të mahnitej me te.

    Ky shembull na tregon që shoqëria të cilën e kishte paramenduar Pejgamberi s.a.v.s. nuk ishin të ndarë në besimtarë dhe mëkatarë në mes të cilëve nuk kishte interkacion. Në realitet ajo ishte shoqëri e bashkuar në të cilën kryesisht të gjithë njerëzit kanë qenë në nivele të ndryshme të adhurimit.Disa kanë qenë tërësisht në rrugën e vërtetë, disa më pak të devotshëm, e disa kanë anuar kah mëkatet. Mirëpo, askush nuk ka jetuar i ndarë nga shoqëria, dhe askënd nuk e kanë anashkaluar. Secili ka qenë pjesë e kësaj shoqërie. Askush nuk ka qenë i marginalizuar dhe kur dikush gabonte, të gjithë nga shoqëria vraponin që t'i ndihmonin në mënyrë vëllazërore.

    Të gjithë ishin të gatshëm që t'ia zgjatnin dorën e ndihmës dhe ta kthejnë këtë person në rrugë të drejtë.

    Edhe një leksion i cili mund të mësohet nga sjellja e Pejgamberit është edhe rëndësia e qëndrimit pozitiv. Edhe përkundër faktit që Abdullahu shpesh thirrej nga Pejgamberi s.a.v.s. për shkak të dehjes publike, Pejgamberi s.a.v.s. ka tërhequr vërejtjen e secilit në një prej virtyteve të Abdullahut: dashurinë e tij ndaj Allahut dhe të Dërguarit e Tij.

    Mirëpo, kur mendojmë për këtë virtyt, kuptojmë që ky nuk ka qenë vetëm i Abdullahut por cilësia e cila është e përbashkët për të gjithë besimtarët.
    Megjithatë, Pejgamberi s.a.v.s. vendosi të lavdërojë Abdullahun. Në këtë mënyrë ka mundur të zhvillojë, nxit dhe forcojë këtë cilësi te të gjithë njerëzit.

    Ai gjithashtu i ka porositur që nëse një person rrëshqet, besimi dhe dashuria ndaj Allahut edhe më tej është e pacenuar.
    Mund të paramendojmë si është ndier Abdullahu kur ka kuptuar çfarë ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.. I kanë ndihmuar ta tejkalojë vesin e tij të keq, i japin shpresë dhe i vërtetojnë që esenca e qenies së tij nuk është shkatërruar me mëkatet e tij.

    Pra, praktika e Pejgamberit s.a.v.s. ka qenë të potencojë virtytet e mira tek njerëzit që bien në mëkat.

    Ne ndonjëherë harrojmë këtë dhe sillemi ndaj mëkateve të kaluara të njerëzve si barrierë e pakalueshme të cilat ndalojnë rrugën e së mires. Personi i cili bën një vepër të keqe asnjëherë nuk e lejojmë ta harrojë, por njerëzit e kujtojnë vetëm për këtë vepër. Duhet kuptuar se kjo i ndihmon shejtanit të disponojë me mëkatarin dhe që përsëri ta futë në mëkat. Në anën tjetër, qasja e Pejgamberit a.s. nxitë në virtyt. Kur ia kanë përkujtuar në pirjen e shpeshtë të Abdullahut, ai e ka lavdëruar për posedimin e virtytit më të lartë - dashurinë ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit të Tij.

    Në fund duhet theksuar që Abdullahu qartë ka bërë diç të gabuar. Nuk ka dyshim që ai ka bërë mëkat. Konsumimi i mjeteve dehëse është mëkat i madh dhe Pejgamberi s.a.v.s. shpesh e ka mallkuar verën. Mirëpo, pasi që mbi Abdullahun është kryer dënimi i obliguar, Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka ndërmarrur masa tjera kundër tij. E ka ditur që kritika e mëtejme i ndihmon shejtanit. Për këtë ka tërhequr vëmendjen e tjerëve në virtytet e tij që i zëvendësojnë të metat e tij.

    Për shkak të kësaj duhet pak të ndalemi dhe të mendojmë se si ndonjëherë sillemi ashpër në mospajtueshmëri me njerëzit tjerë mëkatet e të cilëve janë më të vogla se të Abdullahut.

    Ndonjëherë ne vetëm mendojmë se dikush ka bërë mëkat, e në realitet ekzistojnë edhe këndvështrime tjera. Por pa marrë parasysh këtë ne pa u hamendur vërsulemi në shokët tanë me të gjitha mjetet verbale disponuese.
    Sa largë jemi nga praktika e Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka menduar që edhe për personin i cili ka bërë mëkat të qartë duhet të flasim mirë. Ai ka vazhduar të ketë marrëdhënie të mira me këtë person pa marrë parasysh të metat e tij.

    Marrëdhënia e Pejgamberit s.a.v.s. ndaj Abdullahut është shembull i shkëlqyer për ne, jo vetëm si të sillemi ndaj njëri-tjetrit poe edhe si shoqëria mund të kultivojë lidhje të forta dhe të shëndosha të cilat mund t'i ndalojmë njerëzit nga bërja e mëkateve.

      Current date/time is Fri Apr 26, 2024 1:50 pm