Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Join the forum, it's quick and easy

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever

Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi 14t6gw1
Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin

Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi Acer_Aspire_5610_Notebook_1
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin

Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi Ss_encarta_premium_home
Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi

    milan4ever
    milan4ever
    Administrator
    Administrator


    Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi Empty Zgjohuni o muslimanë,erdhi 8 marsi

    Post by milan4ever Fri Mar 27, 2009 2:19 am

    Falënderimi i takon Krijuesit të vetëm të gjithësisë, All-llahut subhanehu we te’ala, të vetmit i cili meriton të adhurohet. Vetëm Atij i biem në sexhde me përulshmëri, sepse Ai, i Vetmi meriton përul­shmërinë.

    Përshëndetjet e përzemërta janë për Pejgamberin tonë Muhammedin, sal-lallahu alejhi we sal-lem, i cili është rob, i Dërguar i fundit dhe shembull i atyre që ecin hapave të tij dhe e pasojnë atë.

    “Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsideronie armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t’i bërë banues të zjarrit.” (Fatir, 6)

    Ja pra, u shpërndanë thirrjet nëpër tokë dhe do të festojnë ata, që kanë mangësi në festat e tyre. Do të festojnë ata, që janë të etur për festime. Do të festojnë ata, që u janë dhënë ahengjeve, por kur të vijë një ditë për t’u shpërdarë dekoratat e merituara, ata s’do të ken ç’të presin, se do të ketë më meritorë. S’do të kenë ç’të presin, se s’kanë pregatitur asgjë për t’u takuar ndonjë dekoratë. Dekorata e tyre ishtë e përkohshme dhe ata e harxhuan në pavlershmëri!!!A nuk ka thënë Pejgamberi ynë "kush i ngjan një populli është prej tyre"!!!

    Ne rahim gjoks se jemi shqiptarë, por kërusemi kur themi se jemi musliman! Ne këruse dhe turpërohemi me ju thënë tjerëve, se ne jemi musliman dhe festat tona dallojnë nga festat e popujve tjerë, sepse ne jemi popull tjetër, i veçantë, popull me të cilin Pejgamberi ynë, Muhammedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, do të mburet para popujve tjerë. Por, o ti musliman, a ke bërë diç në jetën tënde që Pejgamberi të mburet me ty? A ke kujtuar ndonjëherë si do të shikonte Resulul-lahu po të të shihte se si ti, rob i All-llahut të Lartësuar, bashkohesh në ahengje të të huajve dhe feston sikur me qenë prej tyre! Bëhu trim dhe kujtoje ndonjëherë shiqimin e përlotur të Resul-lullahut se si të shiqon me dhembje. Se si ti ummet më i nderuar nuk njihet, je bërë i huaj, je bërë i largët nga sjellja, pamja dhe paraqitja e atij ummeti të nderuar!!! Ne dikur ishim prej atyre që festonim shën mitrin, pastaj shën gjergjin, më pas u modernuam dhe tani si intelektual të moderuar festojmë shën janin (1 janarin), duke u lakmuar pas babadimrit. Të moderuar festojm 7, 8 …marsin dhe do të festomë çdo festë të cilën do të na sjellin të huajt, që vijnë për të na sunduar në mënyrë që ne s’e vërrejmë?Edhe sa vite do të kalojë rina jonë duke festuar festat e huaja? Edhe sa vite do të regjistrojmë në librin tonë festime të festave të të huajve? Edhe sa vite do t’i shoqërojmë popujt tjerë? Kur vallë do t’u themi mjaft kremtimeve të festave huaja?! Mjaft më shën valentinit, shën markut, shën gjergjit, shën nikollasit (baba dimrit), Mjaft 14 shkurtit, mjaft 7 e 8 marsit, vitit ri të huajve se ne e kemi vitin e ri të muslimanëve dhe ne vetë do t’a festojmë dhe regjistrojmë në kalendaret tona.A keni parë diku që ndonjë i krishter t’i festojë festat tona? A keni dëgjuar ndonjë i krishter të festojë Bajramin? Të festojë natën dhe ditën e Xhuma??? Pse vallë? A më meritorë janë ata, që ne tua festojmë festata e tyre? A nuk jemi ne populli, të cilin duhet pasuar, apo në zemrat tona më nuk kemi mburje, që në zemrat tona bartim Islamin, nëse ai (Islami) zë vend aty!!!?

    "All-llahu e mallkon një popull që çpikën festa", ne nuk çpikim festa, por i imitojmë ata, e: "kush i ngjan një populli është prej tyre"!!!

    O ju musliman, bredhi s’ka çka lyp në shtëpinë e muslimanit. Lulet e 8 marsit nuk kanë çka lypin në shtëpitë e muslimaneve. Gratë e muslimaneve janë të nderuara dhe nuk solidarizohen me të mbrapshtit. Gratë e muslimanëve i ka nderuar All-llahu me Islamin e tyre dhe ata janë të kënaqura me të, e atyre që kjo nuk u mjafton, ecin hapave të huaja!!! Dhe me këtë, fenë e ngritur të tyre, e hudhin pas shpine!!!

    Përparimi i vetëm është ndjekja e rrugës së vërtetë, qëndrimi larg trazirave dhe këmbëngulja në natyrën e pastër të njeriut, e të zotët e mendjes e kanë kuptuar se cila është kjo rrugë dhe zgjedhja është në dorë të secilit. Pra, zgjidheni më të mirën për ju dhe ata që do të vijnë pas juve. Zgjohuni dhe merreni në duart e juaja ardhmërinë tuaj, se ardhmëria u takon atyre që zgjodhën më të mirën për vetveten.

    Dhe në fund s’di tjetër çka me ju thënë, o ju të zotët e mendjes, përpos All-llahu u ruajt nga veprat e shëmtuara. All-llahu thotë në Kur’an: "E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund t’a bësh të dëgjojë atë që është në varr." (Fatir, 22)Këshilla ime e fundit është për ata që dëgjojnë fjalët e Lartësuara të Krijuesit të përsosur të universit që na rrethon:"Thuaj: "Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe deti sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti). (El-Kehf, 109)"Ai i cili i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes, as nuk jeton. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtarë e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta. (do t’a presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblim i atij që është pastruar nga mosbesimi." (Suretu-Ta-ha, 74, 75, 76) "Kush është më zullumqarë se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe haron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që mos e kuptojnëatë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë." (El-Kehf, 57)Es-selamu alekjum we rrahmetll-llahi we berekatuhu.Paçi mbrojtjen e Krijuesit tuaj nga dredhitë e shejtanit të mallkuar.

      Current date/time is Sat Apr 27, 2024 1:56 am