Lindsay Lohan vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, kësaj here duke i gjuajtur paparacit me ve të kuzhinës.
Aktorja, e cila sapo është ndarë nga e dashura e saj Samantha Ronson, ishte munduar të shmangë fotografët, të cilin e kishin ndjekur atë gjatë një nate klubingu në Hollywood, dhe në pamundësi ta bëjë këtë, ka përfunduar mbrëmjen duke i sulmuar ata.
22-vjeçarja dhe mikeshat e saj kishin gjuajtur vezë në fotografët, që ishin mbledhur jashtë shtëpisë së saj, në orët e hershme të mëngjesit.