Shefi i një kompanie vere ku Paris Hilton është fytyrë reklamuese, ka mohuar spekulimet për mundësinë e përjashtimit të trashëgimtares së hoteleve nga roli i zëdhënëses për kompaninë e tij.
Vera “Rich Prosecco” është duke pasur probleme me shitje, por pronari austriak, Guenther Aloys, thotë se mosshitja e verës nuk është faji i Hilton.
“Ajo është reklama e përsosur për produktin tonë. Ne kemi të planifikuara edhe disa fushata, në të cilat ajo do të marrë pjesë”, ka thënë Aloys.