Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Join the forum, it's quick and easy

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Prej sot mund te na gjeni ne www.Peqani.com. Me respekt Admin

Atyre që u flijuan për këtë vend!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Atyre që u flijuan për këtë vend!

WWW.FSH-PEQAN.TK
Prej 14 Prillit webfaqja jonë me domain të ri!

Tue Apr 14, 2009 1:18 am by milan4ever

Gjithshka rreth magjisë! 14t6gw1
Webfaqja jon e cila deri me tash ka qenë me domain free(www.fsh-peqan.tk)prej te Martes me daten 14 prill webfaqja jonë do te bëhet me domain zyrtar i cili do te jetë www.peqani.com. Pas një pune te palodhshme ne arritem te realizojm kete objektiv. Ju uroj …

[ Full reading ]
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes

Mon Apr 13, 2009 2:43 pm by Admin

Gjithshka rreth magjisë! Acer_Aspire_5610_Notebook_1
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.

Laptopët e lirë miniatural gjatë …

[ Full reading ]
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mon Apr 13, 2009 2:48 pm by Admin

Gjithshka rreth magjisë! Ss_encarta_premium_home
Një shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft.
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po …

[ Full reading ]

    Gjithshka rreth magjisë!

    milan4ever
    milan4ever
    Administrator
    Administrator


    Gjithshka rreth magjisë! Empty Gjithshka rreth magjisë!

    Post by milan4ever Fri Mar 27, 2009 2:08 am

    Rreth magjisë

    Falënderimet dhe lavdërimet janë për Allahun, Zotin e gjithë botëve. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, ndërsa udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.

    Sa herë që muslimanët e kanë lënë pas dore Kuranin dhe Sunetin, kanë rënë pre e gjërave të ndaluara, fitneve, ngatërresave, mashtrimeve etj. Një prej këtyre dukurive që është shfaqur shume herët dhe vazhdon të jetë e pranishme edhe sot në mesin e muslimanëve është edhe çështja e magjisë.

    Jo rrallë herë ne dëgjojmë në ambientet tona familjare për njerëz të prekur dhe që vuajnë si pasojë e magjisë, për marrëdhëniet që kanë këta me magjistarët, për historitë e çuditshme që qarkullojnë rreth tyre, për bëmat dhe lëvizjet e pakuptimta të magjibërësve dhe klientëve të tyre.

    Inshallah, në këtë hytbe do të flasim për magjinë dhe realietin e saj, gjykimet dhe qëndrimet e sheriatit, argumentet që lajmërojnë dhe qartësojnë qëndrimet e muslimanëve në lidhje me të.

    Ç’është magjia

    S’ka diskutim që magjia është prej punëve të shëmtuara të shejtanit dhe bashkpunëtorëve të tij. Realiteti i saj konsiston në disa rite, veprime, fryrje, fjalë apo kode të caktuara që njihen dhe veprohen nga magjistarët.

    Magjia është diçka e vërtetë që ekziston. Ajo ndikon në zemrën, mendjen, trupin dhe veprimet e njeriut të prekur prej saj. Ajo bëhet shkak për sëmundje, për ndarjen e burrit nga gruaja, grindje dhe mosmarrëveshje të ndryshme, madje në disa raste ajo bëhet shkak për vdekjen e personit, të gjitha këto vetëm me lejen dhe caktimin e Allahut të Lartësuar.

    Për të përkufizuar magjinë janë dhënë mendime dhe formulime të ndryshme. Kështu disa thonë se magjia është shfaqja e së kotës në pamjen e së vërtetës. Të tjerë thonë se magjia është fjalë, rite apo veprime që lenë pasoja në zemrën, trupin, logjikën apo veprimet e njeriut.

    Që magjia ekziston dhe është e vërtetë ne lajmërohemi nga ajetet uranore, prej të cilave përmendim ajetin 102 të sures Bekare.

    “...Shejtanët mohuan, duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni nga dy engjëjt, Haruti dhe Maruti. Por, në të vërtetë, asnjeri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, para se tu thoshin: ‘Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni jobesimtarë (duke mësuar magjinë)...”

    “...Dhe mësuan atë që i dëmtonte e nuk u sillte dobi. Ata e dinin se blerësit e magjisë nuk do të kishin aspak pjesë në botën tjetër...”

    Profeti (alejhi selam) thotë: “Largohuni prej 7 gjërave të cilat i shkatërrojnë punët tuaja...” Ndër to përmendi shirkun dhe magjinë.

    Është e njohur edhe historia e Musait dhe magjistarëve të Faraonit. Gjithashtu, nga Kurani kemi edhe një argument tjetër në suren Felek: “Mbrohem prej sherrit të atyre që fryejnë dhe lidhin nyja (magji).

    Si realizohet magjia

    Kjo është një marrëveshje mes magjistarit dhe shejtanit. Marrëveshje kjo e cila bëhet duke duke vepruar magjistari disa harame apo gjëra të ndaluara, të cilat ia kërkon këto shejtani si kusht për të bërë magjinë.

    Këto të ndaluara janë nga më të ndryshmet e nga më të fëlliqurat, si: kufri, shirku, të shkruarit e ajeteve të Kuranit me gjakun e menstruacioneve, të shkruarit e ajeteve të Kuranit mbrapsht, të shkruarit e nuskave apo hajmalive me shkronja dhe fjalë të pakuptueshme, por me përmbajtje kufri dhe shirku, si dhe shumë e shumë gjynahe të tjera të pafundme. Të gjitha këto si bindje dhe nënshtrim për shejtanin në këmbim të magjisë.

    Allahu na thotë në Kuran: “Ka pasur burra që kërkonin ndihmë prej xhinëve dhe ashtu ua shtonim arrogancën.” Xhin, 5.

    Argumentet e mësipërme tregojnë për realitetin e pamohueshëm të ekzistencës së magjisë, xhinëve e shejtanëve, të lajmëruar nga Allahu i Lartësuar dhe i dërguari i Tij (alejhi selam).

    Magjia është sprovë

    Duhet pasur parasysh se magjia është një nga sprovat e shumta që kalon njeriu në këtë botë, ashtu siç e përmendëm edhe më sipër kur dy engjëjt nuk ia mësonin askujt magjinë pa i thënë që ne jemi vetëm sprovë.

    Sprova e magjisë mund t’i vijë çdokujt, nëse këtë e ka caktuar Allahu i Lartësuar. Pra, kjo do të thotë se magjia edhe pse me përpjekjen e magjistarit dhe njerëzve të tjerë smirëxhinj dhe të ligë, nuk mund të veprojë pa lejen e Allahut të Lartësuar.

    Allahu i Lartësuar thotë: “...Por ata nuk mund ta dëmtonin askënd, përveç me vullnetin dhe lejen e Allahut...” Bekare, 102.

    Gjykimi i sheriatit për magjinë dhe magjistarët

    S’ka dyshim që magjia është haram, rreptësisht e ndaluar. Ajo hyn në rrethin e shirkut për dy arsye:

    -për shkak të përdorimit të xhinëve të cilët kërkojnë nga magjistari në këmbim të magjisë kryerjen e gjynaheve midis të cilave edhe kryerjen e shirkut.

    -ajo përmban në vetvete pretendimin e njohjes së dijes së fshehtë (gajbit) nga dikush tjetër përveç Allahut dhe, padyshim, që kjo gjë konsiderohet kufër, ndaj dhe sipas sheriati magjistari duhet të vritet.

    Profeti (alejhi selam) na ka tërhequr vërejtjen për të mos shkuar tek magjistarët. Madje na ka lajmëruar për rrezikun që ata mbajnë e përhapin tek njerëzit.

    Kështu, të gjithë ne jemi dëshmitarë për dëgjimin e ngjarjeve të ndryshme, për ata persona që frekuentojnë magjistarët, për sherrin, të keqen dhe finen që ata përhapin, si duke thënë që filani të ka bërë magji, duke futur përçarje midis burrit e gruas, vjehrrës e nuses, farefisit e të afërmve, etj.

    Ky rrezik i madh që vjen prej magjisë, sot konsiderohet edhe si një lloj arti. E, kjo manifestohet në tubime të ndryshme, nëpër spektakle, shfaqje etj.

    E gjithë kjo nuk është gjë tjerët vetëm se një paraqitje e injorancës në të cilin është zhytur njeriu i sotëm modern, duke lënë kështu mësimet dhe udhëzimet e Zotit, duke deformuar besimin e saktë dhe mendjet e njerëzve.

    Si të mbrohemi nga magjia

    Kjo gjë është e lidhur me praktikum dhe zbatimin e fesë. Profeti (alejhi selam) na ka treguar si të mbrohemi dhe të shërohemi nga magjia.

    Në kurimin e magjisë, një pjesë e madhe e saj i dedikohet leximit sistematik të duave, sureve dhe ajeteve të ndryshme të Kuranit.

    Trajtimi me anë të Kuranit dhe duave, është baza për shërimin e magjisë. Prej këtyre ne po përmendim leximin e sures Fatiha, ajetin kursj, dy ajetet e fundit të sures Bekare, dy suret e fundit të Kuranit, si dhe ajete të tjera të shkëputura prej Kuranit, sipas llojit të magjisë.

    Duam të vëmë në dijeni se kurimin e magjisë me anë të Kuranit nuk mund ta bëj kushdo. Këtë mund ta bëjnë dijetarët, nxënësit e dijes, të cilët kanë njohuri të mjaftueshme për të trajtuar secilën lloj të magjisë, kohëzgjatjen e trajtimit, si dhe elementë të tjerë të nevojshëm të mjekimit ligjor të magjisë.

      Current date/time is Thu Mar 28, 2024 6:30 pm