Bukuroshja Kim Kardashian është e hutuar me bujën që bëhet rreth vitheve të saja.
Ish-pjesëmarrësja e shout “Dancing With The Stars” ka prapanicën më të famshme në mesin e yjeve dhe këtë e ka vërtetuar edhe me paraqitjen e saj mbresëlënëse në videon e fundit të Eminemit.
“Sapo e pashë videon me vajzën me prapanicë të madhe. Mendova se ishte histerike, por vërtet nuk shoh ndonjë problem të madh në këtë”, ka thënë Kardashian rreth videos së fundit që ka xhiruar ajo.
“Madje qarkullojnë thashethemet se unë i kam siguruar vithet e mia për një milionë dollarë. Nuk e kam bërë, por ndoshta duhet ta bëj”, ka shtuar bukuroshja.