Një dizajnere mode e ka paditur Courtney Love me akuzën se këngëtarja ka dashur t’ia dëmtojë biznesin dhe ta diskreditojë atë.
Dawn Simorangkir pohon se Love ka dashur që në një mënyrë “të dhunshme” ta terrorizojë dhe ta shkatërrojë atë.
Në aktakuzë shkruhet se e veja e Kurt Cobain e ka quajtur dizajneren me fjalët më të ndyta në faqen e saj të internetit, duke e konsideruar të paaftë për punën që kryen.
Për më shumë, sipas TMZ.com, ish-vokalistja e grupit “Hole”, ka thënë gënjeshtra për dizajneren kinse ajo ka shitur kokainë, ishte e varur nga droga, ishte një prostitutë...